Që prej vitit 1923, Ecolab ka si qëllim inovacionin, shërbimin ndaj klientit, udhëheqjen në rritjen e industrisë. Përgjatë viteve, Ecolab ka ndërtuar mbi fillimet e saj modeste - një njeri me një ide të thjeshtë - për t’u bërë një kompani globale qe ju shërben klientëve të shumë industrive në më shumë se 160 vende të botes. Produktet e Ecolab sigurojnë një sërë pastrimesh, desinfektimesh e largimin e insekticideve si në fabrikat e prodhimit dhe në bare, restorante, hotele, pishina, spitale etj.


Aplikimet e produkteve ECOLAB


  • Prodhimi i pijeve
  • Prodhim Birre / Vere
  • Prodhim djathi
  • Prodhim perimesh të freskëta
  • Prodhim ilaçesh
  • Prodhim i produkteve kozmetike e kujdesit personal
  • Prodhim e përpunim bulmeti
  • Prodhim ushqimesh
  • Përpunim proteinash
  • Trajtim uji për përpunimin e pijeve e ushqimeve

EcoSure

Siguri e provuar e cilësisë - tre fjalë që bëjnë diferencën për biznesin tuaj. E besuar nga kompanitë e mirënjohura në fushën e ushqimit dhe hotelerisë EcoSure siguron vlerësime dhe trainime posaçërisht për nevojat specifike të klientit për t’i ndihmuar ata të ruajnë standartet më të larta të sigurisë në ushqim dhe në vendin e punës, eksperiencën më të mirë të konsumatorëve dhe mbrojtjen e brandit

Pastrimi i ambienteve

Ecolab ofron pastrim të posaçëm dhe programe desinfektimi të cilat sigurojnë kujdesin ndaj ambienteve, si dhe trainimin për t’ju ndihmuar në arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Fokusi i Ecolab për shërbimin, përkushtimi për inovacion dhe dedikimi për sigurimin e zgjidhjeve më të mira të pastrimit, e bëjnë Ecolab një partner që ju mund ta besoni kudo ku keni nevojë.
Për më shumë na kontaktoni dhe ne do t’ju këshillojmë dhe ofrojmë zgjidhjet më të mira për nevojat tuaja.