KAESER KOMPRESSOREN
KAESER KOMPRESSOREN është një nga kompanitë ndërkombëtare më të mëdha që operon në fushën e sistemeve të prodhimit dhe të trajtimit të ajrit të ngjeshur (kompresuar), me më shumë se 4,400 të punësuar në mbarë botën. Synimi I Kaeser eshtë të ofrojë shërbimin më të mirë si dhe zgjidhje me produkte novatore dhe sisteme progressive për klientët.
vizitoni faqen e firmesMAX ltd
Max pistoleta për mbërthim, produkte Japoneze të cilat janë krijuar nga kërkesat e klientëve duke plotësuar nevojat e tyre. Çdo produkt është një vegël e dizenjuar me forma dhe specifikime unike, posacërisht për përdorime të veçanta dhe që kërkon përdorim profesional. Shumë prej produkteve të Max janë të parët ne botë në kategorinë e tyre
vizitoni faqen e firmesMERCIER
Mercier është kompania lider botëror në prodhimin, zhvillimin dhe furnizimin e makinerive për ngjitjen e qeseve dhe filmit plastik. Këto makineri janë prodhuar me standartet e cilësisë ISO-9001. Shumë prej produkteve janë të aprovuar nga U/L dhe CE. Shpesh janë përpjekur të imitojnë produktet Mercier por asnjëherë nuk kanë arritur të dublikohen.
vizitoni faqen e firmesMINIPACK-TORRE
Nëse do të jepnim Identitetin e MINIPACK - TORRE nuk do të ishte e vështirë për të renditur të gjitha karakteristikat të cilat e bëjnë MINIPACK - TORRE një nga liderët në fushën e paketimit. Shumë vende të reja dhe aftësi të ndryshme ( inxhinieri , prodhim , kontroll ) eksperiencë, teknologji dhe efikasitetit : MINIPACK - TORRE është e gjithë kjo ! Megjithatë tipari më i rëndësishëm dhe i veçantë janë " risitë e vazhdueshme teknologjike ". MINIPACK - TORRE ka marrë patentën në mbarë botën për më shumë se tridhjetë shpikje që nga viti 1976 kur kompania ka kryer revolucion në fushën e paketimit me tkurrje me shpikjen e "makinave me dhomë tkurrjeje". Disa prej patentave janë vakuumi, tërheqja dhe tkurrja. MINIPACK-TORRE. Ide të papritura!
vizitoni faqen e firmesORGAPACK
Tradita dhe progresi zvicerian që nga viti 1925! Sot, ORGAPACK është një nga prodhuesit kryesorë në botë për paketimin përfundimtar dhe sigurinë e mallrave gjatë transportit. Në ORGAPACK, zhvillohen vegla dore, makina standarde dhe instalime të plota për lidhje me shirita plastikë dhe metalikë si dhe sistemet e tyre të kontrollit. Teknologjitë e prodhimit dhe montimit janë pjesë e aftësive kryesore të kompanisë.
vizitoni faqen e firmesPOZZI
Që nga viti 1989, Pozzi Pack është pozicionuar si udhëheqës i paisjeve manuale për shirita plastikë dhe kapëse metalike, të prodhuara plotësisht në Itali. Në sajë të cilësisë së lartë të artikujve të prodhuar dhe të kujdesit për klientin, Pozzi Pack ka arritur një rrjet të madh shpërndarës.
vizitoni faqen e firmesROBOPAC
Lideri në teknologjinë e strech film, ROBOPAC me prodhimin e prej më shumë se 5000 makinave mbështjellëse në vit, ka arritur majën e tregut në segmentin e makinave gjysmë-automatike për stabilizimin e paletave për ngarkesë si dhe në sektorin e mbështjellësve me stretch film për mbështjellje horizontale të produkteve që kanë forma të gjata.
vizitoni faqen e firmesSENCO
Për gati 60 vjet marka SENCO është sinonim i rezultateve profesionale, rritjes së produktivitetit dhe krenarisë për një punë të bërë mirë. Klientët në mbarë botën kanë përdorur produktet SENCO-së për të punuar në një shumëllojshmëri aplikacionesh kërkuese, janë mbështetur në to për të performuar çdo ditë. Sot, SENCO vazhdon të jetë i pari në teknologji të reja inovative si në zhvillimin e veglave dhe të mbërthyesve - në përputhje me zhvillimin e nevojave të klientëve të saj.
vizitoni faqen e firmesSTRAPACK
Strapack është prodhuesi i mirënjohur i makinerive të cilësisë së lartë për lidhjen si dhe të materialeve të tyre, duke plotësuar nevojat për paketim në mbarë botën. Strapack është lideri në prodhimin e makinave lidhëse që prej krijimit të këtyre makinerive.
vizitoni faqen e firmesTRANSPAK
Transpak është i dedikuar për projektimin e produkteve të paketimit automatike dhe gjysëm automatike për lidhje me karakteristika të kursimit të energjisë (Greentech). Për shembull, Transpak është duke përdorur teknologjinë wear-free direct drive që prej vitit 1999 për makinat Genesis për lidhje gjysmë-automatike. Disa karakteristika të tjera të vecanta për familjen e produkteve TP-702 Mercury janë: përdorimi i motorëve DC pa furca për jetë më të gjatë, motorë që punojnë vetëm gjatë ciklit të lidhjes, dizenjo mekanike kompakte për kërkesa më të ulëta për mirëmbajtje etj
vizitoni faqen e firmes